Xharra: Feja si mjet dhe strategji serbe kundër Kosovës!

A ia doli Kosova ta mund terrorizmin që e paralajmëruan kongresitët amerikan më 2005 duke u bazuar në dokumentet serbe? Si ndodhi readikalizmi. Pse dështojnë shoqëritë shqiptare t’i lexojnë si duhet paralajmerimet e nderkombetareve?

Nga Arbana Xharra

Më 18 maj të vitit 2005 një delegacion i kyresuar nga peshkopi Mark Sopi raportonte para Kongresit Amerikan rreth kauzave e problemeve shqiptare.

Në një episod të këtij raportimi kongresistët shprehin shqetësimin e tyre për elementet radikal islamik në Kosovë. Shih link https://bit.ly/33SSjDE

Sopi ua bën një shpjegim dhe qëndrim të shkëlqyeshëm kongresistëve duke i bindur ata se shumica absolute shqiptare në Kosovë është pro-perendimore dhe mohonte kategoriskisht ekzistencën e lere më shtrirjen e rrymave të atilla ekstremiste.

Kish të drejtë amerikanët apo Sopi? Kongresistët amerikanë bazoheshin në një dokument të shpërndarë asokohe nga diplomacia serbe e cila ngulte këmbë që në Kosovë të ekzistojnë rrjete ekstremiste që pritet të dalin në skenë. Sopi kishte të drejtë ngase nihte terrenin dhe e dinte se ato nuk ekzistojnë.

Defakto ato ekzistonin vetëm në formatin e celulave. Celula që i dinte vetëm Serbia ngase ajo i kishte krijuar dhe fînanconte. Elementë të saj nga Maqedonia, Serbia dhe Kosova kishin nisur veprimtarinë e tyre qysh kah mesi i viteve të 90-ta hapur edhe në media e politikë, por pasi individë të veçantë e pak nuk u varte kush veshin.

Ky mosreagim ndaj pandehjeve amerikane, ky moslexim i drejtë i burimit se nga vjen burimi i një “analize të tillë” do t’u kushtojë shqiptare pas viteve 2008, pas shpalljes së pavarësisë shumë. Radikalizimi islamik arriti majat duke involvuar qindra shqiptarë në luftërat e huaja. Njëri nga kuajt me efektit të Trojës për realizimin e agjedave serbe për rardikalizimin religjioz u bënë shërbimet turke dhe tjerat.

Advertisement

Edhe sot kur duket sikur ekstremizmi u mund kemi të bëjmë me një heshtje të detyrueshme – e cila vetëm fazave (si vrasja e mësuesit në Francë) – të tyre e jo më një përmbyllje të njëri nga kapitujt e errët të shtetit më të ri në Evropë.

Fatkeqësisht as “afera me mësuesin francez” as “akti në Vjenë” me pushkë të Zastavës serbe nuk shkaktojnë ndonjë strategji shqiptare kundër kësaj plage shoqërore që vazhdon ta mbajë të izoluar vendin – sikur me qenë pas grilave. Edhe më tragjike duket situata kur kemi parasysh se jo vetëm shteti është indiferent dhe fajtor ndaj kësaj punë por shumica absolute e shoqërisë.

Dhjetor 2020

Advertisement
Advertisement

You May Also Like