• 20-10-2021

Përfitojnë kazinotë, përfiton edhe shteti

Vetëm vitin e kaluar, shteti dhe buxhetet lokale nga industria e lojërave të fatit mblodhën një rekord shumë prej 280 milionë euro. Prej tyre, 155 milionë euro nga të ardhurat direkte dhe 125 milionë euro falë të ardhurave indirekte nga TVSH-ja, taksat lokale, kontributet dhe taksat e korporatave, qiraja e lokaleve të biznesit. Për pagat e punëtorëve të tyre, kompanitë që organizojnë lojëra të fatit kanë ndarë rreth 50 milionë euro

Evis HALILI

Shkup, 8 dhjetor – Organizatorët ligjorë të lojërave të fatit sigurojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë rreth 70.000 vende pune dhe tendenca e punësimit të stafit të ri po rritet, madje edhe në një periudhë krize të shkaktuar nga koronavirusi. Çdo zgjidhje e keqe ligjore mund të ketë pasoja të paparashikueshme për ekonominë dhe shoqërinë. Kriza e shkaktuar nga epidemia ka ndikuar shumë në stabilitetin e tregut të punës, por një industri e rëndësishme ka vazhduar të sigurojë stabilitet dhe të ulë nivelin e papunësisë. Vit pas viti, operatorët ligjorë të lojërave të fatit, kryesisht kazinotë dhe bastoret, punësojnë gjithnjë e më shumë staf të arsimuar dhe studentë, ndërsa të diplomuarit përbëjnë rreth 15 për qind të stafit të përgjithshëm. Ekziston një trend në rritje i punësimit të informaticientëve, matematikanëve dhe programuesve të rinj të kompjuterëve, për të cilët këto kompani vazhdimisht hapin vende të lira pune./Koha.mk

Read Previous

Zaev: T’i tejkalojmë sfidat me durim dhe mençuri

Read Next

Xharra: Feja si mjet dhe strategji serbe kundër Kosovës!

%d bloggers like this: