VMRO vendos që ta përkrahë Maksim Dimitrievskin në Kumanovë

Estimated read time 1 min read

VMRO DPMNE i bëri thirrje anëtarësisë që ta përkrahë kandidatin e pavarur Maksim Dimitrievskin për raundin e dytë të zgjedhjeve në Kumanovë.

Vendimi është marrë në një seancë të Komitetit Ekzekutiv të partisë të mbajtur në Ohër.

Gjithashtu është riafirmuar bashkëpunimi me Aleancën e Shqiptarëve dhe Alternativës. Është miratuar një proklamatë, qëllimi i së cilës është rrëzimi i qeverisë aktuale dhe largimi i Zaevit nga posti i kryeministrit.

Advertisement

“Kudo që ka kandidatë që luftojnë kundër pushtetit, përfshirë Kumanovën, ne do të japim mbështetje. Një bashkim i tillë nënkupton mobilizimin masiv të qytetarëve drejt një të ardhmeje më të mirë.” pohojnë nga VMRO-DPMNE./Telma

Advertisement
Advertisement

You May Also Like