Burri i Vjosa Osmanit u përfshi në përleshje fizike me kolegët e punës, nuk i lejohej avancimi

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, ishte përfshirë në një përleshje fizike me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të cilin veprim edhe ishte denoncuar nga Drejtori i Përgjithshëm në MPJ, Albert Prenkaj. Ai përmes një letre dërguar ministrit kishte përmendur këtë dhe arsye të tjera pse Sadriu nuk ka kompetencë e as vlerësim që të ushtroj detyrën me gradën ministër. Pavarësisht kësaj, ai ishte graduar në gradën ministër nga ish ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Para dy vjetësh, Ministria e Punëve të Jashtme që atë kohë udhëhiqej nga Behgjet Pacolli, e kishte graduar kundërligjshëm bashkëshortin e Vjosa Osmanit, Prindon Sadriun. Atij i ishte dhënë grada diplomatike Ministër dhe një mandati 4-vjeçar në Shkup. Pavarësisht që drejtori i përgjithshëm nuk kishte rekomanduar asnjëherë gradimin e tij. Madje drejtori Albert Prenaj, kishte reaguar duke kërkuar që rasti i Sadriut të rishqyrtohet, pasi e konsideronte të kundërligjshëm.

Paraprakisht, Prenaj, kishte njoftuar ministrinë se Sadriu ishte përfshirë në një përleshje fizike. Gazeta Insajderi, ka siguruar letrën që Prenkaj i kishte dërguar ministit, me datë 18 korrik 2019, dy ditë pas gradimit të Sadriut. Në këtë letër Prenkaj tregon se si Sadriu, kishte fyer dhe pastaj ishte përfshirë në përleshje fizik me Lulzim Mjekun, drejtor për Çështje Politike në MPJ, në atë kohë.

“Gjatë organizimit të një takimi jo formal me dy studentët që morrën pjesë në Universitetin verorë të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, gjegjësisht nga këshilltari Besnik Hoti, asistuar nga Drejtori për Çështje Politike, z.Lulzim Mjeku në ambientet e MPJ-së, Prindon Sadriu ka ngacmuar dhe fyer z.Mjeku, gjë që ka shkaktuar eskalimin e situatës deri në përleshje fizike”, thuhet në letrën e siguruar nga Insajderi.

Prendaj, kishte deklaruar se Sadriu nuk ka kompetencë e as vlerësim që të ushtroj detyrën me gradën ministër.
“Duke marrë parasyshë se z.Sadriu për pak muaj ka qenë nxitës i konflikteve verbal dhe fizike, çfarëdo vlerësimi dhe reference për ngritje në gradë, invalidohet. Për më tepër, z.Sadriu nuk posedon as nivel të kompetencës dhe as vlerësim se është në gjendje të ushtroj detyrën me gradë të Ministrit”, thuhej në letrën e Prenkaj që ka siguruar Gazeta Insajderi.

Por pavarësisht kësaj, Sadriut i ishte dhënë grada diplomatike Ministër dhe një mandat 4-vjeçar në Shkup. Prenkaj kishte reaguar menjëherë duke i shkruar Behgjet Pacollit duke i kujtuar se ai nuk kishte dhënë asnjë rekomandim për Sadriun.

Advertisement

Insajderi para dy vitesh ka publikuar letrën e drejtorit të përgjithshëm i cili kërkonte që Pacolli ta rishqyrtoj edhe njëherë vendimin e tij për gradimin e Prindon Sadriut.
“Drejtori i përgjithshëm, në asnjë formë nuk ka ofruar ndonjë propozim për subjektin e vendimit datë. 15.07.2019”, thuhet në vërejtjen që drejtori i përgjithshëm i ka dërguar ministrit Pacolli.

Aty ka përmendur ligjet në fuqi për të cilat ai ka gjetur shkelje në vendimin për gradimin e bashkëshortit të Vjosa Osmanit. Prenkaj në letrën e tij ka përmendur, transferimin, lëvizjen dhe ngritjen në detyrë të nëpunësit të shërbimit të jashtëm. Aty ia ka sqaruar se vendimi i takon Ministrit të Jashtëm, por mbështetur vetëm në vlerësimin drejtorit të përgjithshëm.

Sot gjatë ditës Front Online ka raportuar se si Prindon Sadriu ka pasur një “betejë virtuale” me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Gjergj Dedajn. Dedaj sipas komunikimeve elektronike të datës 25 janar 2021, të cilat janë publikuar, i kërkoi Sadriut që stafi diplomatik duhet të respektojë urdhëresën e MPJD-së për paanësi në procesin elektoral për Zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës të datës 14 shkurt 2021.

Kurse Sadriu, sipas këtyre komunikimeve me email i kujton shefit të tij, Gjergj Dedajt, se mbanë disa pozicione zyrtare, mes tyre: Diplomat karriere i gjeneratës së parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nënkolonel në Ministri të Mbrojtjes dhe Zotëria i Parë në Detyrë i Republikës së Kosovës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like