Grubi: Në Dibër po hapim mundësi për investime të reja

Estimated read time 2 min read

Sot bashkë me ndërmarrësin e njohur nga Shqipëria, Saimir Mane, kryetarin Hekuran Duka, ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe deputeten e zonës kemi ardhur në Dibër për vizitë tek Mexhit Capa, me qëllim që të shohim mundësit e reja të bashkëpunimit dhe zhvillimit të ekonomisë edhe më të madhe këtu në Dibër.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi gjatë takimit me afaristë të Dibrës, informon GAZETA.MK

“Jam shumë i kënaqur që po shohim mundësit e investimeve të reja, bashkë me përkrahjen e institucioneve qendrore të Qeverisë, në bashkëpunim me institucionet lokale të komunës së Dibrës si dhe me afaristët e njohur në mënyrë që ta ndihmojmë në përgjithësi zhvillimin ekonomik të Dibrës.

Mexhit Capës i urojmë shumë sukses me këtë investim që ka bërë dhe po e ndihmon Dibrën, po e ndihmon ekonominë e Dibrës dhe urojë që të gjejnë gjuhë të përbashkët për investim të edhe mëtejme edhe me z. Mane i cili siç e dini kudo që ka prekur dora e tij, vetëm se ka lulëzuar ajo pjesë, ka ndihmuar shqiptarët, ka ndihmuar qytetarët, ka ndihmuar ekonominë vendore dhe shtetërore, andaj dhe jemi shumë të lumtur që e kemi sot në Dibër”, është shprehur Grubi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like