VMRO: S’e njohim këtë regjistrim të popullsisë, ne do të bëjmë “regjistrim evropian”

VMRO-DPMNE është ende mban qëndrimin se nuk do ta mbështes Ligjin për Regjistrim. Këtë e përsëriti anëtari i Komitetit Ekzekutiv të partisë Stefan Andonovski. Ai deklaroi se Qeveria e ardhshme do të realizojë regjistrim kredibil, sipas të gjitha standardeve të EUROSTAT dhe institucioneve tjera evropiane, transmeton nmk-post.

 

 

 

“LSDM arriti sukses, gjegjësisht po mundohet të bëjë regjistrim të fasifikuar, pra të bëjë inxhenering në regjistrim ashtu siç bëri edhe inxhenering zgjedhor. Janë të paqarta për ne poentat, gjegjësisht 3 situatat: Pse nuk sqarohet metodologjia e nënshkrimit, së dyti përse LSDM është kundër terminaleve për gjurmët e gishtërinjve dhe së treti LSDM po mundohet të bëjë regjistrim në të cilin njerëzit nuk do të kenë besim”, deklaroi Stefan Andonovski. /SHENJA/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like