E para pas 70 vitesh/ SHBA, një grua pranë ekzekutimit

Një gjykatë apeli ka shfuqizuar masën e ekzekutimit për të vetmen grua që pret dënimin me vdekje. Lisa Montgomery, mbyti një grua shtatzënë në Misuri e më pas e preu me thikë dhe i rrëmbeu foshnjën, në vitin 2004.

Nëse masa tani do të zbatohet, ajo do të bëhet e para femër e burgosur federale që do të ekzekutohet në thuajse 70 vjet. Data e ekzekutimit të montgomerit ishte caktuar fillimisht për muajt e shkuar, por ishte pezulluar për momentin pasi avokatët e saj u prekën nga koronavirusi. Më pas data u shty për më 12 janar nga departamenti i drejtësisë. Por avokatët e montgomerit argumentuan se data nuk mund të vendosej ndërkohë që ishte në fuqi urdhëri i pezullimit.

Advertisement

 

 

 

Një gjykatë mbështeti avokatët duke rrëzuar urdhërin e drejtorit të byrosë së burgjeve për organizimin e ekzekutimit të saj. Të premten ndërkohë, një panel gjykatësish doli në përfundimin se drejtori kishte vepruar sipas ligjit duke lejuar organizimin e ekzekutimit. Ekipi i mbrojtjes tha se do të hartonte një peticion për gjykatësit për të rikonsideruar vendimin e tyre. Gruaja e fundit që u ekzekutua nga qeveria amerikane ishte Bonnie Heady, që vdiq në një dhomë gazi në misuri në 1953.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like