VMRO: Na duhet dokument që t’ia tregojmë vijat e kuqe Bullgarisë

Estimated read time 2 min read

VMRO-DPMNE edhe sot i bëri thirrje qeverisë që së bashku t’i nënvizojë vijat e kuqe të vendit në lidhje me negociatat me Bullgarinë. Nëse Zaev nuk negocion për gjuhën dhe identitetin, atëherë ai duhet ta pranojë Rezolutën me vijat tona të kuqe, thotë Vllado Misajlovski nga partia e opozitës. Sipas tij, nëse nuk do kishte kërkesa për identitetin për ripërcaktimin e identitetit kombëtar dhe gjuhës maqedonase, nuk do kishte bllokadë nga Bullgaria. Bllokada nga Bullgaria nuk është për shkak të politikës ekonomike, ekologjike, shëndetësore ose bujqësore të Maqedonisë, por për shkak të kërkesave të tyre për të mos njohur ekzistencën e identitetit kombëtar dhe gjuhësor maqedonas.

“Çdo shtet serioz vendos kufij në politikën e saj të jashtme dhe linja e të kuqe. Bullgaria e ka këtë, por jo edhe Maqedonia. Fjalët dhe premtimet e Zaevit, më vjen keq, por ato nuk vlejnë asgjë. Propozimi jonë është që partitë politike dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të arrijnë konsensus bazuar në një tekst dhe definime shkencore. Propozimi jonë nuk ka formulime politike, as pozicion partiak, as agjendë personale. Por ka garanci për karakteristikat maqedonase, për historinë maqedonase, për identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Nëse këto nuk janë në pikëpyetje, siç thotë Zaev, pse ikë nga përcaktimi i tyre në nivel më të lartë shtetëror”, tha Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like