• 26-07-2021

Komunat shqiptare përfitojnë mbi 10 MILION euro nga QEVERIA

Komunat që udhëhiqen nga shqiptarët do të përfitojnë mbi 10 milion euro nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes konfirmimit të prioriteteve për investimin e gjithsej 36 milion euro nga TAV, në pajtim me marrëveshjen për koncesion që ka kjo kompani.

Bëhet fjalë për investime në çerdhe, shkolla, infrastrukturë të rrjetit nëntokësor dhe kanalizime, rindërtim dhe meremetim të rrugëve lokale dhe rajonale, projekte këto të cilat vërtet janë të rëndësishme për qytetarët e vendit.

Këto janë vetëm disa nga projektet që do të realizohen në komunat shqiptare përmes investimit të kompanisë TAV:

Në Komunën e Çairit do të rinovohet rrjeti ekzistues i ujësjellësit dhe njëkohësisht do të bëhet edhe meremetimi dhe riparimi i defekteve në rrjetin ekzistues të kanalizimit. Në Komunën e Sarajit do të ndërtohet rruga që lidh fshatin Bukoviç dhe Raoviç, do të ndërtohet rruga rajonale nga Saraji drejt fshatit Krushopek dhe gjithashtu do të investohet edhe në Qendrën Rekreative Saraj.

Read Previous

NP ‘Higjiena Komunale’ në listën e 200 firmave më të suksesshme në RMV

Read Next

BE “harron” negociatat me Shqipërinë, asnjë fjalë për zgjerimin

%d bloggers like this: