Vjosa Osmani siguron shtatë deputetë në listën e saj, ja emrat

Sot në media ka qarkulluar lista e plotë e kandidatëve që kanë marrë votat e mjaftueshme për të qenë deputetë në legjislaturën e radhës nga Vetëvendosje. Vjosa Osmani ka arritur që me listën e saj deri tani të ketë shtatë deputetë. Përveç Vjosa Osmanit, numër të madh votash ka marrë edhe Donika Gërvalla. Haxhi Avdyli e Faton Peci po ashtu kanë marrë numër të mjaftueshëm votash në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Indeksonline.
Këshilltarja e Vjosa Osmanit, Jeta Statovci dhe avokatja Daorsa Kica-Xhelili kanë patur sukses në debutimin e tyre në politikë, duke marrë votat e mjaftueshme për të siguruar vende në Kuvend. Deputet pritet të jetë edhe kandidati nga Ferizaji, Burim Karameta. Në bazë të numrave, Vjosa Osmani ka mundësinë që të formojë grupin e saj parlamentar, gjë e cila edhe është lënë si mundësi e hapur./Indeksonline/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like