• 01-03-2021

Vjosa Osmani shërohet nga koronavirusi

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani është shëruar nga koronavirusi dhe tashmë është rikthyer në zyrën e saj në Presidencë.

Vjosa Osmani, ashtu siç e parashikojnë dhe protokollet shëndetësore, qëndroi për dy javë në izolim dhe e vijoi online ushtrimin e detyrës së saj.

“Kam bërë̈ thirrje gjithnjë̈, e tani pas eksperiencës time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është̈ çdokënd. Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është̈ fati i të gjithëve”, shkruan mes të tjerash Osmani.

Read Previous

Shkëndija deklason Makedonija GJP, Shkupi fiton Bellasicën

Read Next

Kontestin me Bullgarinë, Buçkovski i bindur se së shpejti do të gjendet zgjidhje

%d bloggers like this: