ASH-AA: Një kuti vaksina për një Jugosllavi të re

Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa si koalicion sot kanë reaguar lidhur me ardhjen e një pako vaksinash nga Serbia e me këtë rast ishte ngritur në këmbë gjithë shteti serb por edhe autoritetet në vendin tonë.

Sot, kur lajmi i ditës është se Republika e Serbisë ia ka dhuruar vaksinat e para Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kur është ngritur në këmbë gjithë shteti serb dhe ky yni, për të pranuar jo më shumë se një kuti të vogël vaksinash, që nuk mjaftojnë as për kabinetin e Zaevit e të partnerit të tij Ahmeti, ajo që flet më shumë në këtë rast nuk është sasia e vaksinave, sa simbolika e donatorit. Ardhja e presidentit serb, Vuçiq, dhe pluhuri medial që është ngritur në Tabanoc, synon të japë mesazhin se “vëllai juaj i madh nuk ju braktis”. Dhe, kjo nuk është problem për Zaevin, i cili edhe ashtu drejton një parti trashëgimtare të jugosllavizmit, por është shumë indikative heshtja e partisë shqiptare që para disa muaj desh përjetoi sulm në zemër nga rrahja e gjoksit për “kohën e kryem inistrit të parë shqiptar”. A nënkupton heshtja e tyre miratim për “vllaznillëkun” Zaev-Vuçiq dhe a mos është kjo shprehje e dashurisë së hershme, si ajo e ministrit aktual të Financave për eprorët ushtarakë serbë?!, thuhet kështu në fillim të reagimit nga ana e ASH dhe Alternativa, përcjell Zhurnal.mk.

Advertisement

Sipas tyre, qëllimi i këtij pompoziteti mediatik ka qenë pikërisht synim i presidentit serb që të luajë patronin në Ballkan dhe Qeveria jonë, ajo që ka lënë qytetarët pa vaksina.

Për koalicionin Aleanca për Shqiptarët & Alternativa është i qartë synimi i Vuçiqit, për të luajtur rolin e patronit ballkanik, por kjo – përveç që flet për një qeveri që i ka lënë qytetarët pa vaksina – njëherazi flet më shumë për (pa)fuqinë e kësaj qeverie për të ndërtuar partneritet perëndimor në politikat integruese dhe shëndetësore, thuhet më tej në reagimin e koalicionit ASH dhe Alternativa.

Megjithatë, më tej në reagim thuhet se kjo qeveri mund të ëndërrojë presidentin serb si partner dhe ministri i financave Besimi mund të takohet me gjeneral që kanë kryer krime lufte por shqiptarët nuk janë të gatshëm të pranojnë Jugosllavinë e re.

Sidoqoftë, ne duam t’ia bëjmë me dije kësaj qeverie, më saktë partnerëve të saj, se ata mund ta ëndërrojnë Vuçiqin, madje Fatmir Besimi mund të vazhdojë të takohet edhe me gjeneralët serbë që kanë kryer krime në Kosovë, por ta dini së shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë të gatshëm për të pranuar një Jugosllavi të re. Nëse ju mendoni se me vaksina i blini shpirtrat e qytetarëve shqiptarëve, dijeni se e keni shitur shumë lirë shpirtin tuaj dhe e keni rrezikuar të ardhmen evropiane të këtij vendi. Këtu na duhet të ritheksojmë se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë përcaktuar për integrim të plotë në BE dhe nuk bëjnë kompromis me këtë synim, thuhet në fund të reagimit nga ana e ASH dhe Alternativa, përcjell Zhurnal.mk.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like