Shkëndija deklason Makedonija GJP, Shkupi fiton Bellasicën

Shkëndija ka deklasuar Makedonija Gjorçe Petrovin, duke fituar me rezultat 5:0 në Tetovë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-t në elitën e futbollit vendor. Kuqezinjtë e nisën mirë takimin, duke hapur rezultatin me të riun Elezi, ndërsa në vijim rrjetat i gjetën Doriev, Ibraimi, Nafiu e Totre. Me këtë triumf Shkëndija mban pozitën e parë në renditje, duke u ndjekur tashmë nga Shkupi që fitoi Bellasicën me rezultat bindës 3:1 në kryeqytet. Golat për triumfin e bardhekaltërve i realizuan Fredy dhe dy herë gjeti rrjetën Dembo, ndërsa Ivanovski shënoi për Bellasicën. Ndërkohë Renova fitoi transfertën me Akademia Pandevin falë golit të Shefitit. Në ndeshjet tjera, Struga është mundur me rezultat 2:1 nga Boreci, Rabotniçki fitoi Pelisterin minimalisht 1:0, ndërsa Sileksi triumfoi përballë Vardarit me shifra 1:0. /SHENJA/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like