Vërshimet – Ushtria e Kosovës në ndihmë të popullatës

Disa pjesë të vendit janë në gjendje të rënduar për shkak të vërshimeve. Në ndihmë qytetarëve u ka dalë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Ekipet e Kërkim – Shpëtimit të Gardës Kombëtare kanë arritur të evakuojnë 60 qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre.
“Pas gjendjes së krijuar me reshjet në nivel vendi, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë, ku gjatë orëve të vona ka realizuar operacionet e Kërkim – Shpëtimit në disa lokacione ku është rrezikuar jeta e qytetarëve.
Ekipet e Kërkim – Shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së janë mbështetura nga Kompania për Operacione Civile dhe Policia Ushtarake e FSK-së dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Operacionet janë realizuar me sukses dhe kanë arritur të evakuojnë qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre.
Komanda e Forcave Tokësore ka evakuuar 60 qytetarë të Komunës së Gjakovës dhe i ka strehuar ata në Aeroportin e Gjakovës për strehim të përkohshëm”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës:
FSK në ndihmë qytetarëve pas vërshimeve në disa vende në Kosovë
Pas gjendjes së krijuar me reshjet në nivel vendi, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë, ku gjatë orëve të vona ka realizuar operacionet e Kërkim – Shpëtimit në disa lokacione ku është rrezikuar jeta e qytetarëve.
Ekipet e Kërkim – Shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së janë mbështetura nga Kompania për Operacione Civile dhe Policia Ushtarake e FSK-së dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Operacionet janë realizuar me sukses dhe kanë arritur të evakuojnë qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre.
Komanda e Forcave Tokësore ka evakuuar 60 qytetarë të Komunës së Gjakovës dhe i ka strehuar ata në Aeroportin e Gjakovës për strehim të përkohshëm.

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like