Vendi i kthehet normalitetit, s’ka orë policore edhe darsma do të ketë

Pas një kohe të gjatë, vendi është pa orë policore në tërë teritorin e vendit, një vendim të cilin qeveria tashmë e ka publikuar edhe në Gazetën Zyrtare, me çka objektet hotelerike nuk kanë kufizime të orarit, ndërkohë që vendimi qeveritar lejon edhe mbajtjen e dasmave, koncerteve dhe ahengjeve të ndryshme, të cilët në ambiente të hapura mund të mbushin 50 për qind të kapacitetit.

Megjithatë, një ndalesë mbetet, dhe vlen për shërbim të ushqimit në ambiente të mbyllura të objekteve.

“Shfuqizohet kufizimi i orarit të punës të të gjitha objekteve hotelierike si dhe e objektit hotelierik / pjesa për ushqim në objektet hotelierike për akomodim (hotel, motel, konvikt dhe mënyra tjera akomodimi), në pikat e karburantit, kazinotë dhe bastoret dhe i objekteve tjera që ofrojnë shërbime hotelierike, ndërsa gjatë orarit të punës lejohet vetëm pjesa e hapur- tarracat e objektit hotelierik, përveç shërbimi i pijeve brenda kazinove dhe klubeve me aparate të fatit”, thuhet në vendimin e qeverisë./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like