Vuçiç tregon momentet e tensionit gjatë takimit me Kurtin: Më provokoi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duke folur për mediat pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se është rënë dakord që dialogu të vazhdojë deri në fund korrikut.
“Ne jemi të vendosur për dialog por ky takim nuk isht e në këtë frymë për shkak të papërgjegjshmërisë së palës shqiptare. Kemi rënë dakord që dialogut i nivelit të lartë të vazhdojë deri në fund të korrikut”, tha ai.

Advertisement

Vuçiç gjithashtu tha se Kurti e kishte kërcënuar gjatë takimit për padi për gjenocid, por që i ishte përgjigjur duke i thënë se në vend që të flasë për këtë, duhet të veprojë.

Presidenti serb ka shprehur pakënaqësi për esencën e bisedimit, ndërsa sjelljen e Albin Kurtit e cilësoi si “jo me rëndësi të madhe”.
“Nëse vjen dhe thua kur do ta njohësh pavarësinë e Kosovës, është e qartë se nuk kishte ardhur për të dialoguar por për të provokuar reagim nga Beogradi apo personeli im në mënyrë që të largoheshim nga ajo tryezë dhe të ta përdorte si alibi se Serbia po braktis dialogun”, deklaroi Vuçiç.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like