Veliu dhe Hoti: Nuk e votojmë Vjosa Osmanin

Pas dështimit për ta siguruar kuorumin për votimin e presidentit në raundin e parë, deputetët kanë shkuar në një pauzë 30 minutshe.

Teksa po dilin në hollin e kuvendit deputetët, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Agim Veliu është pyetur a do të votojë për Vjosa Osmanin? – Veliu është përgjigjur shkurt: Jo!

Përveç Veliut, është provuar të pyetet edhe ish kryeministri Avdullah Hoti, i cili gjithashtu në raundin e parë nuk ka marrë pjesë në votim, por edhe ky vetëm ka ecur duke e injoruar pyetjen e gazetarëve.

Advertisement

Pas pak Kuvendi i Kosovës do të informojë për vazhdimin ose jo të kësaj seance.

Gjithashtu edhe Abdullah Hoti ka thënë se nuk do t’a votojë Vjosa Osmanin për presidente duke thënë se më mirë të jep dorëheqje nga posti i deputetit se të votoj vjosën!

Advertisement
Advertisement

You May Also Like