MAQEDONI Ministria e Drejtësisë: Javën e ardhshme do të formohet grupi punues për reformën në drejtësi
Ministria e Drejtësisë njofton se gjatë javës së ardhshme do të formohet një grup pune me qëllim që të punohet për reformën në Këshillin Gjyqësor.
Në grupin e punës do të përfshihen përfaqësues të Asociacionit të Gjyqtarëve, përfaqësues nga sektori joqeveritar, si dhe përfaqësues të komunitetit akademik dhe ekspertë nga fusha përkatëse. Në të njëjtën kohë, për të siguruar gjithëpërfshirjen e të gjithë procesit, do t’u dërgohet ftesë për pjesëmarrje në grupin e punës edhe përfaqësuesve të partive më të mëdha politike në vend.
Për të siguruar një përshtatshmëri dhe shpejtësi më të madhe, grupi i punës do të fillojë punën menjëherë pas formimit të tij, si dhe do t’i dërgohen vërejtjet dhe komentet nga Raporti i Misionit vlerësues që është realizuar nga Bashkimi Evropian në vend. atë. Pretendimet nga këto raporte do të trajtohen nga grupi punues në dispozitat specifike ligjore për tejkalimin e dobësive të konstatuara në lidhje me zgjidhjet ligjore dhe zbatimin e tyre në praktikë.
Ministria e Drejtësisë dëshiron të theksojë rëndësinë e reformës së Këshillit Gjyqësor si një organ që do të kontribuojë në rikthimin e besimit të qytetarëve dhe të gjithë publikut në sistemin gjyqësor, sipas këtij institucioni.
