• 20-09-2021

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet 36 vjeçari nga Tetova

Gjatë ditës së djeshme për shkak të mosmarrëveshjeve brenda familjes 36 vjeçari F.M. nga Tetova ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij e cila rastin e ka denoncuar në polici. Polici ka arrestuar personin në fjalë dhe ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

“Një banore 30-vjeçare e një fshati të rrethit të Tetovës dje (10 dhjetor) në ora 18:40, në SPB Tetovë ka raportuar se një orë më parë në shtëpinë e tyre kishte qenë e abuzuar psiqikisht dhe fizikisht nga burri i saj 36-vjeçar F.M. Në ora 20:45 personi i raportuar është privuar nga liria dhe ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës. Pas zbardhjes dhe dokumetimit të plotë të çështjes, do të përgatitet parashtresë adekuate”, thuhet në njoftimin e policisë së Tetovës.

Read Previous

Shkëmbim i madh: Ronaldo te Junajted, Pogba te Juve

Read Next

Zvicër, nga viti 2021 udhëtimi prej shtëpisë në zyrë do të llogaritet orar pune

%d bloggers like this: