Shkëmbim i madh: Ronaldo te Junajted, Pogba te Juve

Juventusi është i gatshëm të ofrojë sulmuesin Kristiano Ronaldo te Man. Junajted në një shkëmbim me mesfushorin Paul Pogba. Francezi nuk ka fshehur dëshirat e tij për t’u larguar nga Junajtedi. Shumë emra janë përfolur se mund të përfundojnë si pjesë e shkëmbimit, por tani flitet për një ndërrim që do të sillte rikthimin emocional të Ronaldos te Junajtedi.

Sipas redaktori të sportit të “Independent”, Miguel Delanej,  Juve është serioz në lidhje me përfitimin e trazirave të Pogbas dhe një marrëveshje shkëmbimi për Ronaldon nuk është përjashtuar tërësisht. Duke folur në emisionin “Football Ramble”, Delanei ka zbuluar gjithçka rreth kësaj hipoteze të shkëmbimit.

Advertisement

Duke biseduar me njerëzit gjatë javës sepse kam bërë diçka në lidhje me situatën e Poll Pogba, e cila është e lidhur me Ronaldon, dhe faktin që Juventusi mund të jetë në të vërtetë i interesuar për një shkëmbim. Nuk është e pamundur. E lidhur me të gjitha ishte pikëpamja se përfundimisht, Juventusi po përpiqet të instalojë këtë ide kolektive të futbollit”, ka thënë Delanei.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like