URIME SHQIPTARE: DITEN E PAVARESISE DHE TE FLAMURIT

Shkruan: HALIT NAXHAKU,OHER/WALENSTADT

Populli ynë ka kaluar nëpër shumë rrebeshe të egra të kohës. Ate e kanë karakterizuar (ri) robëritë e një pas njëshme: turku ndër shekuj, italiani, gjermani, serbi e greku, bullgari e jugosllavi, e copëtuan, e grabëlluan por me të gjitha pëpjekjet deri në maximum nuk arritën dot ta zhbëjnë e ta zhdukin nga faqja e dheut, me planet e tyre të prapshta ogurzeze. Shqiptarët çdo herë i dolën zot vatanit, luftuan me dinjitet ndaj çdo robëruesi e okupuesi barbar e të pa skrupull, çdo herë heroikishtë e qëndruan stoikishtë çdo herë vertikalishtë. Nuk sulmuan asnjë popull, por ia këthyem pushkën çdo okupatori që i ran ë qafë, ku ujiti rrëke tokën shqiptare disa herë me gjakun e bijëve e bijave më të mirë dhe më të shtrejtë të kombit. Ishte dhe u tregua shembull në rajon, Europ e më gjërë se si mbrohet, luftohet e flijohet për LIRI e ATDHE!

Pas dobësimit dhe tërheqjes së Perandorisë Osmane, për herë të parë vënduan flamurin në Vlorë me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipëisë më 28 Nëndor 1912 Në atë Shqipëri të cunguar sakate Londineze. Flamurin e Skënderbeut famëmadhë. Simbolin e shtrejntë kombëtarë, që pasoi si vazhdimësi pas mëse 500 vitesh, që ishte ruajtur si amanet brez pas brezi që nga koha e Skënderbeut, deri në ditët e sodit, e që do të ruhet edhe në të ardhmën nga brezat që do të vinë, sepse pa flamur s`ka dinjitet, pa dinjitet s`ka kombë, pa kombë s`ka Atdhe e pa Atdhe s`ka liri, pa atdhe e e liri s`di cili je nga vjen e nga shkon, je nomad pa shtëpi e pa asgjë fare!

Ky Flamur do të prijë nëpër luftra e beteja, nëpër dasma e vdekje, nëpë varrosjen e trimave, herojnve, atdhetarëve e patriotëve të kohës, betimeve, gjithçka do të bëhëj para flamurit, për flamur e rreth flamurit duke iu përkulur deri në tokë. Do të udhëhiqen demonstrata e protesta, tubime, në gara, festa e kremte. Do të bëhët shumë i vlefshëm dhe i shtrejntë, më i shtrejntë se edhe vetë jeta, u bë, është e do të mbese për çdo kend përgjithmonë krenaria jonë e identiteit kombëtarë !

Për kët flamurë do të krenohën shqiptarët kudo që janë, i madhë e i vogël, në gjysmën e nënës Shqipëri të cunguar Londineze, të gjysmës nënës tjetër të cunguar R. së Kosovës, e sa copa tjera më shumë, të gjysmës së Maqedonisë shqiptare, copave tjera si në Malësinë e Madhe të Mali-t Zi , (Ulqin, Plavë Tivar, Gusi), copave në Kosvën Lindore të Serbisë ( Preshevë, Bujanovcë, Medvegjë), Camërinë e arvanitasit në Greqi, Sanxhak, arbreshët, Kalabrezët e Sicilisë, në Itali, shqiptarët e Turqisë, shqiptarët e diasporës nëpër Europë, Amerik, Australi e gjetiu. Ky flamur do të bëhët shumë i vyeshëm dhe i shtrejntë, më I shtrejntë se edhe vetë jeta! Prandaj çdo herë i dalin e do ti dalin zotë bijtë më të mirë të shqipes, ashtu siç i doli para sa vitesh deputeti nga IRJM-ë së atëhershme, apo Maqedonia e Veriut sot, deputeti nga Kërçova Sali Ramadani, ku për herë të parë shpalosi Flamurin shqiptarë në Parllamentin e Maqedonisë, siç i doli zot prefekti i Gostivarit zoti Rufi Osmani, para ndërtesës së Kuvendit të Komunës së Gostivarit, ku u dënua me mbi 13.5 vjet burgë ,apo siç e dridhi Parllamentin e Sërbisë deputeti nga Lugina Shaip Kamberi, ku për herë të parë në histori vëndosi flamurin shqiptarë, mu në mes të Beogradit!

Advertisement

Urime të gjithë shqiptarëve kudo që janë e ngado që ndodhën, e veçmas: atyre që dhanë jetën,ata që luftuan e flijuan jetën për kët flamur, të burgosurve politik që sakrrifikuan aq shumë vite burgë për atë flamur për Liri e Atdhe, e sidomos tre të apostrofuarëve të fundit, Sali. Rufi e Shaip që u bëtë shembull për gjeneratat e rea edhe në kohë „t`ashtuquajtura demokratike“, ku të tjerëve sot e kësaj dite po u pengon shumë dhe u dhëmbin sytë kur e shikojnë! Urime dhe gëzuar festa-dita e Flamurit./ Më 27.11.2020.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like