Spitali i Tetovës i mbushur me të infektuar, ai mobil nuk po lëshohet në përdorim

Numri i të infektuarve në qytetin e Tetovës është duke u rritur dita ditës, ndërsa deri më sot në spital janë shtruar 46 pacientë. Tani më ka vetëm 10 vende të lira, të cilët nga momenti mund edhe atë të mbushen.

“Këto dy javë kemi rritje më të madhe të numrit të pacientëve. Tani për momentin kemi 46 pacientë të hospitalizuar. Vende të lira kemi mbi 10 vende, edhe ato menaxhohen, ndërsa sa i përket ambulantes atje kemi rritje të numrit si pozitiv edhe atyre që kërkojnë ndihmën e infetologëve”, tha Gëzim Nuredini, koordinator i Qendrës Covid-19.

Spitali mobil i cili u financua nga Qeveria dhe që është në pronësi të komunës së Tetovës, por i ndërtuar në hapësirat e Spitalit Klinik të Tetovës ka javë që është përfunduar, por i njëjti ende nuk është në funksion.

“Përderisa numri i të infektuarve në qytetin e Tetovës spitali mobil vazhdon që akoma të jetë i mbyllur”, njofton gazetari, Senat Zylbehari.

Advertisement

Nuredini thotë se ky spital do të ndihmonte shumë, por ai pret që autoritetet komunale bashkë me Qeverinë t’ua japin çelësat.

“Ai ende nuk është hapur, ne presim të na dërgojnë çelësat edhe zyrtarisht që mund të organizohemi më mirë në këtë pjesën, por ende ndoshta ka ndonjë problem administrativ që ende nuk jemi të informuar”, shtoi Nuredini.

Ky spital ka 45 shtretër, dy laboratorë edhe i njëjti u ndërtua për trajtimin e pacientëve të cilët janë të infektuar me Covid. Një i tillë u ndërtua edhe në Gostivar thuajse në të njëjtin kohë, por atje është lëshuar në përdorim në fund të janarit.

Senat Zylbehari – tv21

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like