Kancelarja gjermane, Angela Merkel sonte njoftoi se me kryeministrat e shteteve federale janë marrë vesh që “mbyllja” në gjithë vendin me qëllim të çrrënjosjes së virusit korona të vazhdohet deri më 31 janar.
Merkeli, gjithashtu, tha se do të ketë kufizime më të rrepta të kontakteve sociale dhe se këto masa do të jenë të njëjta si ato të vendosura në fillim të pandemisë në mars.
Advertisement
Siç tha ajo, pjesëmarrësit në takim kanë bërë thirrje për vendosje të kufizimeve të reja të lëvizjes në rajone me shkallë veçanërisht të lartë të infeksionit.
Advertisement
Advertisement