zv.ministri Sulejmani vizitoi SH.K.A Jahi Hasani

Zëvendësministri i Kulturës Sedat Sulejmani, sot, ka vizituar Shoqërinë Kulturore Artistike “JAHI HASANI” në Çegran. Siç shkruan Sulejmani në rrjetin social Facebook, me kryetarin e SH.K.A JAHI HASANI kanë biseduar rreth problemeve dhe planeve që ka kjo shoqëri, përcjell NMK-post.

Ja statusi i plotë!

SH.K.A JAHI HASANI ndër vite ka ruajtur me sukses traditat, këngët dhe vallet e shqiptarëve të pollogut. Me qëllim që po e njëjta te ju trashëgohet gjeneratave të reja.
Me kryetarin e SH.K.A JAHI HASANI, z.Zani Memedi biseduam rreth problemeve, planeve që ka kjo shoqëri kulturore si dhe u njoftova se edhe pse në kohë pandemie kjo shoqëri kulturore ka pasur aktivitete të shumta si në vend po edhe në rajon.
Sukseset, çmimet që ka fituar kjo shoqëri artistike, nuk janë çmime dhe krenari vetëm e Gostivarit, por e gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like