Breaking News :

nothing found
08-06-2023

Sot fillon pagesa e pensioneve të dhjetorit në Maqedoni

Advertisement

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se prej sot fillon pagesa me faza e pensioneve të dhjetorit.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet do të paguhen herët dhe në faza, në mënyrë që të sigurojë mbrojtje më të madhe për pensionistët në kushte rreziku nga coronavirusi.

Pagesa e pensioneve për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas shumës së pensionit:

– Të hënën, 28 dhjetor 2020, pagesa e pensioneve deri në 11,000 denarë;
– Të martën, 29 dhjetor 2020, pagesa e pensioneve në vlerë prej 11,001 denarë deri në 14,000 denarë;
– Të mërkurën, 30.12.2020 pagesa e pensioneve në vlerë prej 14,001 denarë deri në 18,000 denarë;
– Të enjten, 31.10. Pagesa e pensioneve në vitin 2020 në vlerë prej mbi 18,000 denarë.

MPPS apelon tek pensionistët që t’i përmbahen rendit dhe të mos rrezkikojnë jetët e tyre, duke bërë turma para bankave

Advertisement

Read Previous

Hoxhaj thotë se PDK do dyfishojë pagat e profesionistëve shëndetësorë

Read Next

Gjermania regjistron 348 të vdekur nga Covid-19 dhe 10 976 raste të reja