Breaking News :

nothing found
29-09-2022

MekGregori për Khabibin: Jam i sigurtë se ai ka frikë

Advertisement

Konor MekGregor rikthehet në kafaz këtë fundjavë, kur do të përballet me Dsstin Poirier në eventin UFC-157. Mirëpo irlandezi e ka mendjen te një revansh të mundshëm ndaj Khabib Nurmagomedovit.

“Mua më hoqën titullin e peshës “featherëeight” (pesha deri 66kg) pa më ofruar as edhe një rival, ndërsa Khabib i japin kohë. Ndërkohë që sapo kisha fituar edhe titullin e peshës së lehtë. Unë mendoj se ka ardhur koha që edhe mua të më ofrojnë të njëjtin trajtim, të dueloj për titull. Ky ka për të qenë një vit shumë i zënë për mua. Unë jam kampioni, pasi titulli mu hoq pa dueluar. Ne dueluam në vitin 2018, Khabib kapërceu kafazin dhe më la të dueloja me anëtarët e familjes së tij. Ceremonia pas garës nuk u zhvillua asnjëherë. Ndaj, e ndjej që jam ende kampion dhe këtë gjë do ta vërtetoj. Mendoj se ai ka frikë nga unë, për këtë gjë jam i sigurt. Dhe nuk i vë faj. Unë e di saktësisht se me çfarë përballen. Unë duelova me versionin më të mirë të Khabibit dhe ai u përball me versionin tim më të keq. Ai e di këtë gjë edhe unë e di. Unë i kam të gjitha përgjigjet se si ta mund atë njeri. Ai nuk mund të mashtrojë njerëzit për kaq shumë kohë.

Nëse është tërhequr, i uroj më të mirën. Unë jam ai që jam, ndodhem në majë dhe koha do ta tregojë këtë gjë”, tha mes tjerash MekGregor.

Advertisement

Read Previous

Nga sot çmime të reja të derivateve të naftës

Read Next

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja shqiptare në Gjermani