Shqipëria nis vaksinimin, Maqedonia ende nuk ka siguruar frigoriferët

Vaksinimi kundër koronavirusit fillon në Shqipëri sot, tha Kryeministri Edi Rama. “Lajme te mira. Vaksinimi kundër Covid-19 po fillon”, shkroi Rama në profilin e tij në Facebook, njofton nmk-post.

 

Detajet e procesit të vaksinimit nuk dihen ende., ndërsa Qeveria në Tiranë ka siguruar 500,000 doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BioTech. Rama tha në 1 janar, bazuar në planin e vaksinimit, se 10,750 dozat e para të vaksinës do të mbërrinin në Shqipëri në javën e tretë të këtij muaji dhe 30,250 doza të tjera në shkurt.

Advertisement

 

Disa ditë më parë, ai vizitoi Stadiumin Air Albania së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Stadiumi do të shërbejë si qendra e parë e vaksinimit. Në Maqedoni, nga ana tjetër, frigoriferët për ruajtjen e vaksinës pritet të arrijnë gjatë muajit dhe nuk dihet saktësisht se kur do të vijë vaksina, as kur do të fillojë vaksinimi./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like