Hoxhaj: PDK, e vetmja parti që zhvillimin ekonomik e sheh si themel të shtetit

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë sot se partia e tij është e vetmja që sheh zhvillimin ekonomik si themel të shtetit.

Hoxhaj gjatë një vizite në Pejë, ka thënë se qellimi i PDK-së është fuqzimi i bizneseve vendore, duke e bërë Kosovën edhe më tërheqëse për investitorët e huaj.

Ai është zotuar se në rast se bëhet kryeministër do të krijoj stabilitet ekonomik e politik në vend.

“Pas Klinës e Istogut, takuam edhe strukturat e partisë në Pejë, që njihet si zemra e ndërmarrësisë në Kosovë. PDK është e vetmja parti që zhvillimin ekonomik e sheh si themel të shtetit. Qëllimi ynë është fuqizimi i biznesit vendor, i cili e bën Kosovën më tërheqëse për investitorët e huaj. Krijimi i stabilitetit ekonomik e politik është ajo për të cilën zotohem unë si kryeministër i ardhshëm!”, ka shkruar Hoxhaj./Zëri

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like