Shoqata Kalkandelen shpërndan fitrat për 50 familje

Shoqata për Gra dhe Fëmijë “Kalkandelen” me rastin e festës së Fitër Bajramit ka bërë shpërndarje të fitrave për rreth 50 familjeve për jetimë dhe skamnorë.

Florina Memeti, përfaqësuesja e Shoqatës “KALKANDELEN”, tha se përveç ndihmave me pako ushqimore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, tani me rastin e festës së Fitër Bajramit kanë dhënë edhe fitra për familje të jetimëve, dhe grave të veja.

Kalkandelen ka organizuar edhe shpërndarjen e fitrave dhe zeqatit. Në kuadër të kësaj në Tetovë kemi pasur një shpërndarje të fitrave me para kesh. Kemi pasur dikund rreth 50 familje të jetimëve, dhe grave të veja, tha ajo.

Advertisement

Ajo bëri të ditur se me këtë rast kanë ofruar ndihma edhe për mbi 150 familje nevojtarë, si dhe për 50 familje të jetimëve, dhe grave të veja nga komuna të ndryshme të Tetovës.

Memeti po ashtu rikujtoi se Kalkandelen gjatë muajit të Ramazanit ka ofruar mbi 300 pako ushqimore për nevojtarët në Tetovë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like