“A ishte uji i kontaminuar”? Dalin analizat mikrobiologjike në Deçan

Estimated read time 1 min read

Analizat mikrobiologjike të mostrave të ujit në komunën e Deçanit, kanë rezultuar negative.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, se rezultatet e analizave mikrobiologjike të mostrave të ujit të marra në komunën e Deçanit, kanë rezultuar negative.
Analizat mikrobiologjike janë realizuar në laboratorët e mikrobiologjike molekulare të IKSHPK-së, për të mësuar nëse uji ka shkaktuar helmimin me ndonjë infeksion.
Kujtojmë se edhe analizat fiziko-kimike të mostrave të ujit në gjashtë fshatra kanë rezultuar poashtu dy herë negative dhe sipas standardeve për konsumimin e ujit./Shneta/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like