Mbi 23 mijë qytetarë të Maqedonisë, kanë marrë dy doza të vaksinës anti-Covid

Ministria e Shëndetësisë, ka kumtuar të dhënat e fundit për procesin e imunizimit ndaj Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Deri më tani, në ueb faqen për vaksinimin, për të caktuar termin për vaksinim kanë aplikuar 303.574 qytetarë.
Dozën e parë të vaksinës, vetëm dje e kanë pranuar 13.076 qytetarë, ndërkaq dje në përgjithësi janë vaksinuar 14.033 persona. Në shtet, deri më tani janë vaksinuar 145.043 persona, prej tyre, 121.181 janë imunizuar vetëm me dozën e parë, ndërkaq dozën e dytë e kanë pranuar 23.862 qytetarë. Në Maqedoninë e Veriu është duke u realizuar vaksinimi masiv dhe atë në qytetet si: Shkupi, Tetova, Kumanova, Kavadari, Shtipi, Manastiri dhe Ohri./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like