Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela ka pasur shqetësime shëndetësore në mbrëmjen e shkuar. Megjithatë, shqetësimet e tij nuk kanë qenë serioze dhe nuk ka pasur sulm kadiak por vetëm shqetësim shëndetësor joserioz, mëson NMK-Post. Në ASH kanë thënë se Sela është vizituar mëngjezin e sotëm në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare Nëna Terezë ku kanë konstatuar se shqetësimi i tij shëndetësor nuk është i natyrës aq serioze dhe i është preferuar terapi disa ditore. Mjekët i kanë sugjeruar që të ndiqet situata e tij shëndetësore në vazhdimësi. Sipas të njëjtit burim Selës përveç kontrollit të zakonshëm nuk i është bërë asnjë intervenim.
Ndërkaq nga Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare Nëna Terezë nuk kanë dashur të prononcohen lidhur me rastin. Nga ana tjetër zyrtarisht as nga Aleanca për Shqiptarët nuk janë shprehur zyrtarisht