Tahiri viziton Thaçin në Hagë: I pathyer e me humor të mirë, më përcolli të fala për të gjithë

Estimated read time 1 min read

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka udhëtuar drejt Hagës për një vizitë me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka njoftuar se Thaçi ishte mirë me shëndet dhe ishte me besim në drejtësinë.

Njoftimi i plotë:

Çdo vizitë në Hagë është inspiruese. E njëjtë ishte edhe kjo e sotmja. Takova Presidentin Hashim Thaçi. Mirë me shëndet dhe me besim në drejtësinë, Presidenti Thaçi është inspirim për mënyrën se si vazhdon të përballojë sfidat me të cilat përballet.

I pathyer, me humor të mirë, i përkushtuar për ta mbrojtur të drejtën e popullit tonë për liri, Presidenti Thaçi më përcolli edhe me të fala për të gjithë ju!

Në ditët me shi e zymtësi, të fortë na mban besimi se dielli do të lind përsëri.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like