Sela i jep përkrahje Doarsa Kicës, kandidates nga Veleshta në listën e Vetëvendosjes

Pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela takoi edhe Doarsa Kicën, kandidaten për deputete në listën e VV’së e që me prejardhje është nga Veleshta e Strugës, përcjell in7.

Lideri i ASH-së Ziadin Sela, i cili gjatë ditës së sotme ka qenduar në Kosovë për t’u dhënë mbështetje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 14 shkurtit. I shoqëruar edhe nga kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, dy krerët e opozitës shqiptare në Maqedoni marshuan në Prizren bashkë me Kurtin e Osmanin.

Advertisement

Takimi me Doarsa Kicën u realizua pas aktiviteteve në Prizren. Ata janë fotografuar duke bërë bashkë simbolin kombëtar, shqiponjën dy krenare duke i bashkuar duart.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like