Të rinjtë e ASH – AAA aktivitet për librin fyes ndaj shqiptarëve

Aktivistët e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës sot, pas mbajtjes së aktivitetit para MASH-it në lidhje me librin e gjeografisë me ç’rast kanë djegur faqen ku shqiptarët paraqiten se kanë prejardhje prej etniteteve të tjera, janë ndalur për disa minuta nga policia.

Pas mbajtjes së konferencës për media, ku aktivistët kanë reaguar në lidhje me përmbajtjen e këtij libri, ata kanë hyrë brenda në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për t’ia dhuruar ministres së këtij dikasteri një libër mbi fiset shqiptare. Sigurimi ka njoftuar policinë, duke e paraqitur këtë si sulm dhe pas disa minutave mbërriti një ekip policor, i cili i mori të dhënat kryetarit të FRASH-it, Omer Ajdini si dhe paralajmëroi aktivistët se mund të përballen me pasoja ligjore, shkruan Portalb.mk.

“Këta siç duket dëshirojnë ose të na frikësojnë ose të na largojnë prej këtyre hapësirave. Mi morën të dhënat dhe disa nga aktivistëve tanë iu thanë se do t’ju lëshojnë padi penale. Por, këta duhet ta dinë një gjë, të rinjtë shqiptarë të këtij shteti nuk iu frikësohen më institucioneve shtetërore të cilët i khttps://fb.watch/3zGVftaotx/anë shantazhuar e të cilët i kanë frikësuar të rinjtë me dekada. Kështu që, mjaft më, këto libra shkollorë duhet të ndryshojnë dhe ne nuk i frikësohemi më këtyre institucioneve shtetërore”, deklaroi Ajdini për mediat, pas bisedës që kishte me policët./portalb

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like