Breaking News :

nothing found
10-06-2023

Restorantet për dasma kërkojnë protokolle për të punuar, në të kundërtën do të ketë protesta

Advertisement

Oda e Hotelierëve kërkon urgjent që të hiqet ndalesa për punë e restoranteve të dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare. Ata kërkojnë nga Qeveria që të përgatisin protokoll për organizim të festave në ambient të hapur dhe të mbyllur. Ndërsa nëse kjo nuk pranohet, nga java e ardhshme do të nisin protesta masive. Siç thonë, ata janë operatorët e vetëm ekonomik të cilët kanë 11 muaj ndalesë për punë, ndërsa kanë përdorur ndihmë shtetërore të pjesshme për pagat dhe kontributet, e cila ka zgjatur vetëm 6 muaj.
Sipas tyre, pagesa e ndihmës financiare të njëhershme në formën e një granti, me një shumë maksimale prej 10,000 eurosh, është 2-4 përqind e përfitimit vjetor në vitin 2019, e cila siç thonë është mbështetje minimale për servisimin e kostove të kësaj kategorie të furnizuesve të ushqimit, duke pasur parasysh madhësinë dhe katrorët e objekteve që ata administrojnë.

Advertisement

Read Previous

Ja sa të infektuar u regjistruan sot nga Covid-19 në Maqedoni

Read Next

Sela: Do t’i padisim autorët e “Gjeografisë” ku fyhen Shqiptarët