Sela: Do t’i padisim autorët e “Gjeografisë” ku fyhen Shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një prononcim për gazetën LAJM, paralajmëroi se partia e tij do të ngrejë padi kundër autorëve të librit “Gjeografia” për fyrjet ndaj shqiptarëve dhe shtrembërimin e fakteve për prejardhjen e tyre. Ai tha se, këto skandale dhe ofendime ndaj shqiptarëve janë dëshmia më e mirë e dëshmtimeve të BDI-së.
“Është skandal i cili të paktën i shkruar në libra që mësohet çdo ditë është nga viti 2009. Këto tekste u paraqitën në opinion bashkë me enciklopedinë maqedonase. Një libër i ideuar nga njerëz me mentalitet të sëmurë. Reagime ka pas kohëpaskohe. Për këtë çështje nuk mund të fajsosh shqiptarët por duhet të fajësohet një kastë politike që ka udhëhequr me shqiptarët gjatë kësaj periudhe. Nga viti 2009 dhe deri sot e kësaj ditë, përfaqësuesit e shqiptarëve në Qeveri janë BDI-ja dhe Ali Ahmeti. Diskursi publik lidhur me këtë skandal që u riaktualizua është për të ardhur keq. Disa të vetëquajtur analistë, gazetarë që krijojnë opinionin publik, i dëgjon se si thonë se kryefjalën e kanë shqiptarët e Maqedonisë. Shqiptarët kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Ata bëjnë se janë të prekur, por në fakt bëjnë rolin e dreqit, avokatin e djallit. Djalli në lidhje me këtë temë është BDI-ja dhe ministrat e saj. Duke e përgjithësuar problemin te shqiptarët vetëm mundohen të amnistohet faji dhe kur amnistohet faji përsëritet gabimi. Ky skandal është dëshmia më e mirë e turpeve të shumta që i ka bërë BDI-ja. Nëse doni ta shikoni turpin e BDI-së, merrni librat e Gjoegrafisë, Historisë, Muzikës, turpin aty e kanë të shkruar. Aleanca për Shqiptarët do të ngrejë padi ndaj autorëve të tyre. Do të kërkojmë ku i kanë marrë referencat për gjërat që i kanë shkruar në librin e Gjeografisë”, tha Sela për gazetën LAJM. Prononcimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Advertisement

VIDEON E PLOTË MUND T’A SHIHNI KËTU

Advertisement
Advertisement

You May Also Like