• 03-03-2021

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni: A do të regjistrohen mërgimtarët!?

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është i vetmi në Evropë, që nuk e “di’ se sa popull
përfaqëson, pasi që ka më shumë se 15 vjet që në këtë shtet nuk është mbajtur regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare.

Vite më parë, për shkak të ndërskamcave etnike, regjistrimi u ndërpre përmes një ligji, të cilin e votuar deputët e Parlamentit të Maqedonisë.
Ndërkohë, përgatitjet për regjistrimin e ri, që do mbahet së shpejti janë në pritje të nënshkrimeve të deputetëve për ligjin e ri të regjistrimit.

Përveç Maqedonisë është edhe Somalia që nuk ka mbajtur regjistrim të popullsisë. Pra shteti i Maqedonisë krahasohet me shtetin afrikan sa i pëket statistikave demografike, njofton agjencia e lajmeve INA.

Por sa banorë ka Maqedonia? Askush nuk e dinë e saktë. Sipas një vlerësimi të Entit Shtetëror të Statistika në Maqedonia 2.072.490 banorë, ndërsa dendësia e popullsisë është 80.6 banorë në kilometër katror.

Por, këto nuk janë statistika të sakta dhe zyrtare për faktin se tashmë 18 vite nuk është bërë regjistrimi i popullisë, edhe pse një gjë e tillë është kërkuar nga Bashkimi Evropianë.

Tani do të bëhet regjistrimi, por parashtrohet pyetja a do të regjistrohen mërgimtarët, të cilët me vite jetojnë dhe punojnë në Evropë.

Drejtori i Entit shtetëror të statistikës, Apostol Simovski thotë për Rel se, askush nuk bën kufizim se kush kur duhet të regjistrohet, por se ndarja do të bëhet në kategorinë e shtetasve të Maqedonisë që janë të pranishëm në vend, e ndjekur nga kategoria e shtetasve të Maqedonisë që mungojnë dhe jetojnë jashtë vendit, por jo më gjatë se një vit dhe shtetas të huaj që jetojnë në vend, por për më shumë se një vit dhe kategori shoqërore e qytetarëve që jetojnë në vend, por nuk kanë asnjë dokument.
Përjashtim do të jenë personeli diplomatik jashtë vendit dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, personeli ushtarak që janë jashtë vendit si dhe punëtorët e ndërtimit të cilët janë të punësuar në vend por që punojnë për kompaninë jashtë vendit. (INA)

Read Previous

Interesim i Serbëve për Ismail Kadarenë

Read Next

Pendarovski: Skenari pozitiv përfshin fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut

%d bloggers like this: