• 25-06-2021

Pendarovski: Skenari pozitiv përfshin fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në fjalimin e tij në “Forumin e 10-të: To be secure (2BS)”, tha se skenari pozitiv për rajonin përfshin fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE për RMV-në dhe Republikën e Shqipërisë, përshpejtimi i bisedimeve për anëtarësim për Malin e Zi dhe Republikën e Serbisë, përparim në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe rritje të angazhimeve ndërkombëtare të Bosnjës dhe Hercegovinës.

DUke folur në temën “Ballkani Perëndimor për 10 vite”, Pendarovski tha se për një dekadë vendet e Ballkanit Perëndimor mund ta arrijnë nivelin e sotëm të vendeve qendrore evropiane me përkushtim më të madh të BE-së dhe SHBA-ve në rajon dhe përmes vlerësimit real dhe jo teknik të procesve të demokratizimit.

Sipas Pendarovskit, rezultatet më të mira për demokratizim dhe përparim të vendeve të rajonit janë arritur me mbështetjen dhe lidershipin e bashkësisë euroatlantike.

Sfidat në rajon, thotë Pendarovski, mbeten sundimi i së drejtës, të drejtat e njeriut, liritë e mediave dhe pavarësia e mediave.

“Jam i bindur se e ardhmja e Ballkanit është e ndritshme vetëm me heqjen e nacionalizmit”, tha Pendarovski./Telegrafi/

Read Previous

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni: A do të regjistrohen mërgimtarët!?

Read Next

NP ‘Higjiena Komunale’ në listën e 200 firmave më të suksesshme në RMV

%d bloggers like this: