Regjistrimi i diasporës së RMV-së, prin Gjermania dhe Zvicra

Estimated read time 2 min read

ava e fundit e regjistrimit të popullsisë ka shtuar interesimin e regjistrimit online të diasporës. Në ditët e fundit janë regjistruar mijëra mërgimtarë të cilët nuk kanë arritur të regjistrohen më herët. Vullnetarë të shumtë në Evropë e Amerikë po ndihmojnë mërgimtarët që me sukses të kryejnë regjistrimin.

“Fatkeqësisht nuk do të arrijnë të gjithë, por fatmirësisht numër bukur i mirë i mërgatës arrijnë të regjistrohet… Më gëzon një fakt tjetër, se kishim vështirësi për sa i përket regjistrimit, sidomos faqja nuk ka punuar disa ditë, por disa ditët e fundit është duke punuar më së miri dhe nuk kemi vështirësi për sa i takon faqes dhe shkon shumë shpejtë. Një pyetësor për sa i përket regjistrimit të një familje mund të zgjasë pesë deri në dhjetë minuta”, tha Kasam Selimi, mërgimtar.

Deri tani përmes aplikacionit online të Entit të Statistikave, nga diaspora janë regjistruar rreth 196 mijë mërgimtarë, nga të gjithë kontinentet. Por numri i më i madh është nga Evropa.

“Nga Zvicra janë regjistruar rreth 64 mijë perona, pason Gjermania nga ku janë regjistruar rreth 44 500 mërgimtarë, më pas nga Italia mbi 27 mijë, nga Austria rreth 11 300 dhe Shtetet e Bashkuara rreth 8 500 mërgimtarë”.

Zvicër 63 372 Gjermani 44 481 Itali 27 312

Austri 11 253 SHBA 8 459 Belgjikë 4 724

Danimarkë 4 174 Slloveni 3683 Suedi 3 610

Australi 2 784

Regjistrimi online i mërgatës filloi në muajin mars, ndërsa do të zgjasë deri në 30 shtator kur dhe përfundon edhe regjistrimi i popullsisë rezidente

Advertisement
Advertisement

You May Also Like