Rama: Vaksinat që vijnë sot në mbrëmje, janë më pak seç kishim parashikuar

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat këtë të hënë pas takimit të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit e qarqeve.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se do të vijnë më pak doza se sa ishte parashikuar, por sipas kreut të qeverisë skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma.

Ne kemi vetëm një spostim në kohë, nga java e tretë e Janarit. Sipas konfirmimit dozat e para do të mbërrijnë sot në darkë, dhe do të vazhdojnë me faza, ndërkohë jemi shumë pranë një marrëveshje përfundimtare me Astra Zenecën, janë tre shtete me të cilat ne vijojmë kontaktet dhe jemi në rrugë të mbarë.

Advertisement

Për momentin skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma, pavarësisht të papriturave. Do vazhdojmë vaksinimin me mjekët dhe infermierët paralelisht me të moshuarit. Do të vijnë më pak doza nga sa kishte marrëveshja, e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë, dhe pastaj vazhdojmë me të tjerat.

Burimi: Albeu

Advertisement
Advertisement

You May Also Like