Gjendet një person i vdekur afër stacionit hekurudhor

Estimated read time 1 min read

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast që ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një person është gjetur i vdekur afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë.

Me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në tokë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like