Hajnat vjedhin shtëpinë e Icardit

Fundjava ka qenë mjaft e keqe për Mauro Icardin.

Kjo për faktin se hajnat kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur gjësende në vlerë prej 400 mijë eurosh si bizhuteri, një orë të shtrenjtë dorë dhe veshje luksoze.

Këto janë edhe vlerësimet e para të Policisë së Francës, raporton Dailymail përcjell Klan Kosova.

Me emërimin e Mauricio Pochettinos trajner të Paris Saint Germain, pozitat e Icardit u forcuan, duke u shndërruar në titullar i padiskutueshëm.

Advertisement

Ai rezultoi vendimtar me një gol dhe një asist në Superkupën e Francës, kundër Marsejës si dhe ka shënuar edhe ndaj Brest dhe Montpellier.

Muaji janar përfundoi në mënyrën më negative për Icardin.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like