Rama këmbëngul: Macron tha se Kosova rrezikon pezullimin e vizave

Estimated read time 1 min read

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Opinion” tregoi se çfarë i tha presidenti francez Emmanuel Macron në lidhje me konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë. Kreu i qeverisë u shpreh se Macron i tha se “nuk do të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë së planit franko-gjerman”.

“Ai e preku çështjen e situatës në procesin e dialogut, si të gjithë të tjerët, por edhe ndoshta pak më shumë se të tjerët ai është vetvetiu i lënduar me faktin që edhe pse është angazhuar personalisht bashkë me kancelarin Scholz për të vënë në tavolinë një plan që quhet plani franko-gjerman dhe që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës në këtë fazë të historisë së saj dhe duke diskutuar më tha që “unë nuk jam i gatshëm që të hap rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë mbi planin franko-gjerman”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours