Qytetari gazetar: Kufiri Slloveni-Kroaci, mërgimtarët 24 orë pritje, 30km kolonë

Rradhë të mëdha, kolona, pritje të mëdha. Këto janë fotografitë me të cilat përballen bashkëatdhetarët që kthehen nga shtetet perëndimore. Në rrugë për tu kthyer në vendlindje, këtë vit ata po përballen me pritje të mëdha në kufijtë e ndryshëm. Pamje si asnjëherë më parë të kolonave po vijnë në redaksinë e NMK-Post. Raportohet se më keq është në kufirin Slloveni – Kroaci,në vendkalimin kufitar Bregana, ku ata kanë qenë të detyruar ta kalojnë natën në kolonë duke pritur.

“Presim mbi 20 orë, kolona ndoshta është mbi 25 km. Kjo që po ndodh sivjet nuk mbahet mend në 25 vitet e fundit” ka deklaruar për NMK-Post Ardian Dervishi, një bashkëatdhetar i cili me familjen e tij kthehet nga Austria. Ai ka potencuar se rrugën që e ka bërë zakonisht për dy orë sivjet është detyruar ta bëjë për 30 orë. Shihni fotot në vijim:

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like