Programi bërthamor i Kinës, një shqetësim për Shtetet e Bashkuara

Estimated read time 2 min read

Modernizimi i forcave të armatosura të Kinës dhe lëvizja e Pekinit për të blerë raketa dhe koka bërthamore janë një shqetësim i njëjtë si për Kongresin ashtu edhe për zyrtarët e mbrojtjes amerikane, sipas The Hill.
Institucioni i mbrojtjes amerikane ka dëshmuar për kërcënime në rritje nga Pekini në shumë fusha, duke përfshirë testet e fundit të raketave supersonike, një arsenal bërthamor në zgjerim, ndërmarrjen e hapave në hapësirën ajrore ​​dhe ​​kibernetike, si edhe kërcënimet kundër Tajvanit.

“Ne jemi dëshmitarë të një prej ndryshimeve më të mëdha në fuqinë gjeostrategjike globalisht,” tha të mërkurën shefi i shtabit të përbashkët të SHBA-së, Gjeneral Mark Miley gjatë një fjalimi mbi përparimin e fundit të Kinës në sektorin e mbrojtjes.
“Ata po na sfidojnë qartë në rajon dhe qëllimi i tyre është të sfidojnë Shtetet e Bashkuara globalisht.”

Ndryshimi në ekuilibrin global
Zhvendosja e mundshme në balancën globale të fuqisë është shqetësuese për zyrtarët amerikanë. Për dekada, Shtetet e Bashkuara kanë ruajtur pozicionin e tyre si fuqia më e madhe ekonomike dhe ushtarake në botë. Një ndryshim në Kinë, edhe pse jo një kërcënim i drejtpërdrejtë, mund të prishë aleancat në rajonin Indi-Paqësor në një kohë kur Forcat e Armatosura të SHBA-së dhe Kinës po përshkallëzohen në Detin e Kinës Jugore.

Advertisement

Zëvendëspresidenti në largim i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral John Hayten tha javën e kaluar se ritmi me të cilin Kina po zhvillon aftësitë e saj ushtarake është “mbresëlënëse”.
Kina mund tua kalojë Shteteve të Bashkuara “nëse ne nuk bëjmë diçka për ta ndryshuar atë, tha ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like