Tre lëkundje në pak minuta/ Dëm*tohen disa shtëpi nga tër*meti në Bulqizë

Estimated read time 2 min read

Shqipëri – Tre lëkundje të forta tërmeti tronditën Peshkopinë dhe Bulqizën në mëngjes.

Lëkundjet u regjistruan në pak minuta distancë nga njëra tjetra pas orës 8 dhe u ndjenë dhe në qytete të tjera të vendit.

Sipas të dhënave nga Qendra sizmologjike evropiane – mesdhetare, epiqendra e tërmeteve ishte 18 kilometra në perëndim të komunës Qendër – Zhupë dhe 49 kilometra në verilindje të Tiranës, në thellësi prej 10 kilometrave të magnitidës 3,3 – 4.7 dhe 3.6.

Igjeum e lokalizon epiqendrën në Shupenzë të Bulqizës nga ku vijnë dhe të dhënat e para për dëme në banesa, ne fshatrat Homesh, Shtushaj, Kovashic, njofton Top Channel

“Kjo është pjesa e dëmtuar e shtëpisë, është e pabanueshme. Shikojeni vetë, ja! Për mua është e pabanueshme!”.

“Shumë shumë, e tronditi mo. Kapa kalamajtë i nxora jashtë. Jo s’ka dëme materiale. U frikësuam, dolëm përjashta direkt”, tha banorja.

“Pranë njësisë administrative Shupenzë sot erdhën 4 lajmërime që ka dëmtime të lehta ose të rënda në 4 shtëpi të ndryshme në 4 fshatra të ndryshme. Sot bashkë me administratorin dhe dy shoqet e grupit tonë po dalim për verifikim për të parë dëmtimet. Do të shkojmë në të 4 shtëpitë për të parë gjendjet, pastaj do të parashtrojmë mendimet tona dhe do të shikojmë për ndihmën që do të japim nga ana financiare. Kjo është shtëpia e parë që erdhëm ta verifikojmë”.

Advertisement

Grupet e verifikimit te njësive te tjera si Zerqan, Gjorice, Ostren, Trebisht ,Martanesh dhe Fushe Bulqize po vijojnë punën ne terren per te pare me nga afër situatën.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like