Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE), sot ka miratuar vendim me të cilin çmimi i derivateve prej sonte në mesnatë do të lirohet për gjysmë denar, ndërkaq vaji ekstra i lehtë për amvisëri për një denarë, a mazuti për 0.7 denarë.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe BS-98 do të ulen për 0.5 denarë për litër, me atë çmimi i tyre do të jetë 76.5 denarë për litër, gjegjësisht 78.5 denarë për litër.
Dizeli, prej në mesnatë do të shitet për 67.5 denarë për litër.
Vaji ekstra i lehtë 66.5 denarë për litër, ndërkaq çmimi i Mazutit 41.445 denarë për kilogramë.
Advertisement
Advertisement
Advertisement