Presidentja i dorëzon dekoratën “Urdhri Hero i Kosovës” familjes së Agim Ramadanit

Advertisement

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dorëzuar kopjen e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës”, familjes së heroit të kombit, Agim Ramadanit.
Në postimin e publikuar në rrjetin social Facebook, Osmani-Sadriu ka theksuar se kjo dekoratë për familjen Ramadani ishte ndarë nga presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e të cilën më 19 prill 2009 ia kishte dorëzuar presidenti Fatmir Sejdiu.
“Fatkeqësisht, medalja ishte humbur pa fajin e familjes dhe legjislacioni aktual lejon që ajo të ridorëzohet në raste të tilla. Agim Ramadani është njëri ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili në betejën e Koshares e theu kufirin i cili i ndante shqiptarët dhe e krijoi shpresën për çlirimin përfundimtar të Kosovës.”
“Duke ia dorëzuar këtë dekoratë familjes së heroit Ramadani ne e ritreguam kujdesin e institucioneve të vendit ndaj atyre që me heroizmin e tyre na mundësuan ta preknim lirinë, por edhe ndaj familjeve të tyre. Ky kujdes do të jetë i vazhdueshëm”, ka thënë Osmani-Sadriu./KlanKosova/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like