• 15-05-2021

Filipçe: Personat e palëvizshëm do të vaksinohen në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ka njoftuar, se personat e palëvizshëm, do të vaksinohen në shtëpitë e tyre.
“Personat e palëvizshëm do të vaksinohen në terren, në shtëpitë e tyre sipas paraqitjes dhe sipas prioriteteve”, njoftoi Filipçe, transmeton TV21.
Në paraqitjen para mediave para pikës së vaksinimit në sallën “Boris Trajkovski”, Filipçe tregoi edhe për gjendjen në spitale. Tha se situata është stabile.
“Gjendja në spitale është stabile dhe nuk ka fluks të madh të pakontrolluar të pacientëve në të gjitha spitalet e vendit dhe në Shkup. Gjatë ditës së djeshme kishte dhe ka shtretër spitalor të lirë dhe pas atij presioni të vogël nga dita e hënë, tani numri i pacientëve të lëshuar është pothuajse i njëjtë”, tha Filipçe.
Ndërkaq ka bërë të ditur, se sistemi i rotacionit të kuadrit mjekësor do të mbetet i njëjtë edhe gjatë kësaj fundjave.

Read Previous

Kurti konfirmon pjesëmarrjen e tij në Samitin e Prespës që mbahet në korrik

Read Next

Presidentja i dorëzon dekoratën “Urdhri Hero i Kosovës” familjes së Agim Ramadanit

%d bloggers like this: